Ernest Muçi në radarët e Premier League
2 April 2024, 21:14 / SPORT

Ernest Muçi u transferua nga Legia e Varshavës te Besiktas, kalim ky i kryer në merkaton e dimirit. Në 6 ndeshjet e para me skuadrën turke, sulmuesi shqiptar ka realizuar 2 gola, ndërsa përveç këtyre, ka rënë në sy me “shpërthimet” e tij nga krahët.
Siç raportohet në Turqi nga “Sozcu”, Ernest Muçi ka përfunduar në radarët e Aston Villas. Te klubi nga Birmingham drejtor sportiv është Monchi, i cili ka “piketuar” futbollistin shqiptar qysh prej kohës kur lojtari aktivizohej në Poloni.
Premier League është një emër “tundues” për Muçin, me këtë të fundit që vështirë se mund të refuzonte një propozim të tillë. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete dhe për diçka të tilla, ndoshta do na duhet të presim.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

