Euro U-19 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet për duelin e tretë kualifikues

8 Prill 2024, 18:34 / SPORT ALFA PRESS

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet për duelin
Shqipëria e vajzave U-19 mbylli sot përgatitjet edhe për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Skocisë, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje shumë të mirë dhe të gjitha vajzat janë në dispozicion të trajnerit për sfidën e fundit ndaj Skocisë.

E vetmja mungesë e konfirmuar është sulmuesja Klesta Ago, pasi është e pezulluar prej kartonave të verdhë.

Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë në prag të ndeshjes së fundit me Skocinë.

Kombëtarja e vajzave U-19 do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv pas fitoreve ndaj Qipros (3-0) dhe Lihtenshtejnit (7-0) për të siguruar ngjitjen në Ligën A.

Sfida, Shqipëri – Skoci do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër i këtij grupi, Qipro – Lihtenshtejn në “Shtëpinë e Futbollit”.

 

Po ndodh...

ide