
Fanella kuqezi më e kërkuar në ankand, nuk është ajo e Brojës

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që po zhvillohet në Francë.
25-vjeçari kuqezi, i lindur në Zyrih, është pa dyshim “ylli” i momentit i Kombëtares Shqiptare. Fansat e përfaqësueses sonë do të ishin të lumtur të kishin një fanellë të Bajramit e kur bëhet fjalë për atë që ka veshur mbrëmjen 15 qershorit në Dortmund, do të ishin të gatshëm të paguanin shuma marramendëse.
Deri në orën 10:00, shuma e ofruar për fanellën e Bajramit kishte arritur 2100 euro, ndërsa për atë të Armando Brojës, 800 euro.
Sigurisht që me kalimin e orëve pritet të ofrohen shumë më të larta, por tendenca është e qartë: Bajrami duket se do të jetë “fituesi” i këtij ankandi./Super Sport

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128