Festë te Barcelona, Këshilli i Lartë i Sportit i lejon të regjistrojnë Dani Olmon dhe Pau Viktor
Barcelona mund të marrë frymë thellë. Qeveria spanjolle ka vendosur ta ndihmojë klubin katalanas që të shmangë një tjetër goditje të rëndë financiare, duke lejuar regjistrimin e përkohshëm të Dani Olmos dhe Pau VIktor.
Klubi nuk kishte plotësuar kërkesat e La Liga për tavanin e rrogave duke i tejkaluar ato ndaj nuk mund të regjistronte lojtarët siç kishte bërë në pjesën e parë të sezonit me një leje të përkohshme.
Por pasi ka ankimuar vendimin e La Liga në Këshillin e Lartë të Sportit, ky i fundit ka vendosur që të dekretojë regjistrimin e përkohshëm të lojtarëve në pritje të zgjidhjes së çështjes, që mund të zgjatë disa muaj.
Sipas vendimit të këshillit, të gjithë lojtarët kanë të drejtë të regjistrohen pasi mosregjistrimi i tyre “do të sillte një dëm të madh ekonomik dhe sportiv për klubin dhe lojtarët”.
Kësisoj, të dy lojtarët mund të luajnë me Barcelonën në pjesën e mbetur të sezonit, gjithmonë nëse La Liga nuk ankimon këtë vendim të organit shtetëror duke e cilësuar si ndërhyrje në rregulloret e saj apo në drejtësinë sportive dhe parimin e barazisë.
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128