
Flick nuk sheh ç’bën Reali: Ndeshje e vështirë, jam krenar për skuadrën

Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe shumë e rëndësishme. Jam jashtëzakonisht krenar për atë që skuadra ime ka bërë gjatë këtyre javëve dhe muajve të fundit.”
Këto ishin fjalët e para të Hansi Flick pas fitores së Barcelonës mbrëmjen e djeshme, 0-1 në fushën e Leganés.
“Tri pikët – vazhdoi Flick, ashtu siç raportoi ‘Marca’ – është diçka e shkëlqyer për ne. Është perfekte. Ndonjëherë mendohet se ndeshjet janë si ato mes Dortmundit dhe Atlético-s… por jo.
Ka ndeshje shumë të vështira, si kjo e sotmja. Jam shumë krenar për skuadrën, sidomos për mënyrën si u mbrojt. Paraqitja e fundit e Iñigo Martínez ishte perfekte.”
Përsa i përket diferencës me Realin, ai u shpreh:
“Ajo që po bëjmë ne është fokusimi te vetja jonë. Tani për tani, jemi të përqendruar te rikuperimi. U them gjithmonë lojtarëve se gjëja më e rëndësishme është rikuperimi.
Do të mbërrijmë në Barcelonë në agim, do të pushojmë nesër (sot) dhe më pas do të udhëtojmë për në Dortmund të hënën. Por nuk ka justifikime – jemi të fokusuar vetëm te fusha.”
Barcelona ka bërë një hap të madh përpara në vitin 2025:
“Të gjithë kanë hedhur një hap përpara. Në fillim të nëntorit kemi vuajtur shumë, por pas pushimeve të fundvitit gjithçka ka ndryshuar. Çelësi ishte humbja kundër Atlético-s.
Humbëm, por luajtëm shumë mirë, dhe me atë besim e nisëm vitin. Lojtarët kanë nevojë për më shumë kohë rikuperimi, por kjo është jashtë kontrollit tonë.”
-
Kultura e dhunës në transmetim të drejtpërdrejtë
13 Prill, 17:01 -
-
-

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128