FOTO/ Fenomenal me dy gola dhe asist, Jasir Asani përfshihet në formacionin e javës në Champions
24 Tetor 2024, 09:57 / SPORT

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani është përfshirë në formacionin e javës në Champions-in e Azisë.
Ai shënoi dy supergola në gjashtë minutat e para të ndeshjes mes Guangju dhe Johor, ndërsa e mbylli me asist para fundit të sfidës. Skuadra e Guangju fitoi 3 me 1 në përfundim për meritë të Asanit.
Dhe pse është vetëm raundi i tretë, futbollisti ndodhet në kuotën e gjashtë golave tashmë. 29-vjeçari është “ringjallur” te skuadra e tij pas ndeshjeve të luajtura me Shqipërinë.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

