Foto/ Gjakoset në fushë Cristiano Ronaldo, portieri çek i lëndon hundën

Dëmtohet rëndë në fushë futbollisti Cristiano Ronaldo, incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Çekisë.
Në minutën e 12-të të ndeshjes të Portugalisë kundër Republikës Çeke, ai kërceu për të goditur topin, por u përplas me duart e zgjatura të portierit vendas vetëm pak sekonda më pas fytyra e tij u mbulua nga gjaku.
Tomas Vaclik nuk kishte asnjë qëllim keqdashës, por ish-portieri i Sevillas i dha Ronaldos një goditje që i shkaktoi hundë të përgjakur dhe që kërkonte trajtim menjëherë në fushë.
Sulmuesi i talentuar nuk u detyrua të largohej nga fusha, por kontrollet pas ndeshjes do të mund të konfirmojnë nëse është bërë ndonjë dëmtim serioz. Nëse zbulohet se ai në fakt ka thyer hundën, kjo mund ta vërë në dyshim pjesëmarrjen e Ronaldos për ndeshjen e madhe kundër Spanjës të martën.



-
-
Profetësi/ Ritual për të fituar besimin në vete
25 Shtator, 08:52 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



