Humbja e ndeshjes/ Shqipëria tani duhet t’i rrëmbejë Serbisë dhe Ukrainës, vazon e dytë në shortin e Euro 2024
Humbja në ndeshjen e radhës nuk do të na pozicionojë në vazon e dytë në short dhe atë pozicion tashmë do ta gëzojë Izraeli.
Sipas formulës, katër skuadrat e para në grupet e Ligës B do të renditen në vazon e dytë, ashtu si edhe e dyta më e mirë. Kjo do të thotë se shanset për Shqipërinë që ta arrijë një gjë të tillë janë ekzistuese vetëm në teori.
Aktualisht skuadra e dytë më e mirë në të gjithë grupet është Serbia, me po aq pikë sa Ukraina, 10 të tilla, teksa e para ka golavarazhin 11-5 dhe e dyta 10-4. Në teori, Shqipëria e cila ka golavarazhin 3-5, duhet të fitojë me një goleadë të thellë historike ndaj Islandës dhe të shpresojë që këto dy përfaqësuese të humbin me goleada.
Që një gjë e tillë të ndodhë në praktikë, duket plotësisht e pamundur. Ndaj me shumë mundësi, Shqipëria do të renditet në vazon 3 në shortin e Europianit, duke pasur të paktën 2 skuadra më të forta në vazot sipër saj. Pa harruar këtu se në vazot më poshtë ka ekipe shumë të vështira si Turqia, Greqia, Gjeorgjia, Bullgaria apo edhe Kosova e Maqedonia e Veriut.
-
Profetësi/ Ritual për të fituar besimin në vete
25 Shtator, 08:52 -
-
“Rithemelimi” zgjodhi që të njihet nga Rama, jo nga qytetarët
ide
Posht Ballkonit
Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie
Kush po e zvogëlon Amerikën e madhe në Shqipërinë e vogël
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128