Franca u mposht nga Kroacia, Deshamp ka besim te sfida e kthimit: Këtë herë gabuam, por do t’i përmbysim

21 Mars 2025, 13:25 / SPORT ALFA PRESS

Franca u mposht nga Kroacia, Deshamp ka besim te sfida e kthimit: Këtë

Didie Deshamp është i bindur se asgjë nuk ka mbaruar pavarësisht humbjes 2-0 në sfidën e parë çerekfinal të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë. Sipas tij, Franca i ka ende shanset për të vazhduar më tej.

“Ne patën një fillim të mirë, por më pas ndodhën disa situata që u kthye në gabime teknike. Ne i dhamë shumë mundësi kundërshtarëve tanë. Pjesa e dytë pastaj ishte shumë më e mirë. Majk Menja priti penalltinë dhe më pas erdhën disa raste. Ne bëmë gjithçka mundëm në pjesën e dytë, por nuk arritëm dot nivelin që donim. Është e vërtetë që humbëm raundin e parë, por do të sigurohemi që të fitojmë në shtëpi. Do të bëjmë gjithçka për të ndryshuar situatën. U ndëshkuam nga gjithçka i lamë atyre në pjesën e parë. Megjithatë në sfidën e kthimit do të jetë diçka tjetër. Në këtë sfidë ne hodhëm poshtë punën e bërë. Mbape? Nuk arriti dot të tregonte gjithçka di të bëjë. Megjithatë, arriti të krijonte mundësi përballë një mbrojtjeje shumë hermetike. Ai mund të bëjë gjithmonë më mirë, por në këtë sfidë ishte shumë i kufizuar”, tha ndër të tjera Deshamp pas sfidës.



Po ndodh...