Ftesa për Neymar, Ancelotti: Është në formë, do na duhet shumë në Botëror!
19 Maj 2026, 19:02 / SPORT

Pavarësisht dilemave, trajneri i Brazilit, Ancelotti vendosi që të grumbullojë Neymarin për Botërorin.
“Neymar e ka përmirësuar formën e tij fizike. Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm në këtë Kupë Bote.
Ai ka përvojë në këtë lloj gare dhe mund të krijojë një mjedis më të mirë në këtë grup. Ne e zgjodhëm Neymarin jo sepse mendojmë se do të jetë një rezervë e mirë.
Ne e zgjodhëm Neymarin sepse besojmë se ai mund ta ndihmojë ekipin, qoftë për një minutë, pesë minuta, 90 minuta apo edhe për të gjuajtur një penallti”, shtoi Ancelotti për 34-vjeçarin.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Brazilin ka sfiduar të gjitha pritshmëritë pas viteve të vështira me dëmtime, duke dëshmuar se është në formë fizike të mirë për Botërorin.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128