
Fyerje raciste ndaj Vinicius, jepet dënimi historik! Një vit burg për 5 tifozët e Vajadolidit

Dje, një gjykatë spanjolle dënoi pesë tifozë të Vajadolidit me një vit burg me kusht për fyerje raciste kundër Vinicius në vitin 2022. Një dënim që në Spanjë dhe më gjerë konsiderohet historik për luftën kundër racizmit që e gjithë bota e futbollit ka ndërmarrë prej vitesh.
Pesë individët, mbështetës të klubit të Vajadolid, të akuzuar për fyerje të sulmuesit brazilian gjatë ndeshjes së La Liga-s më 30 dhjetor 2022, do të duhet të paguajnë gjoba që variojnë nga 1,080 deri në 1,620 euro dhe gjithashtu do të përjashtohen nga stadiumet për tre vjet.
Sipas La Ligës, ky është dënimi i parë kaq i ashpër për incidente të ngjashme që ndodhën në një stadium, pasi zyra e prokurorit i përshkroi faktet si një “krim urrejtjeje”, duke mbajtur si kriter rëndues “qëllimin për të poshtëruar” dhe “minuar dinjitetin e lojtarit” me motive “padyshim raciste”.
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, komentoi për X: “Ky është një ndëshkim historik, rezultat i punës së La Ligës dhe angazhimit tonë për një futboll pa dhunë dhe diskriminim. Ne do të mbetemi të vendosur në këtë luftë.”
-
Roli i James Bond: Theo James, emri që po bën zhurmë
22 Maj, 13:41

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128