Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë

16 Shtator 2023, 18:48 / SPORT ALFA PRESS

Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment

Moment i artë për futbollistin e Kombëtares Shqiptare Arbnor Muja. Pasi debutoi me fanellën kuqezi në Çeki dhe u aktivizua gjithashtu edhe në fitoren historike me Poloninë në “Air Albana”, 24-vjeçari spikati edhe në kampionat belg, në fitoren e thellë të Antëerpit 3-0 në transfertë me Westerlo. I aktivizuar në minutën e 64-t, Mujës i mjaftuan vetëm tri minuta në fushë për të lënë gjurmë fillimisht me asistin për Bataille, që realizoi golin e 2-0, ndërsa në të 83-të e dërgoi vetë topin në rrjetë i shërbyer nga Vermeeren.

Dy gola në total dhe një asist në gjashtë ndeshjet e para kampionatit, shifra që sigurisht do të përmirësohen në vijim të sezonit.

Po ndodh...