Goli i 10 në kampionat, Anis Mehmeti është i pandalshëm me Bristol City

Anis Mehmeti ka barazuar një rekord personal në Angli teksa ka regjistruar sot golin e 10 të sezonit me fanellën e Bristol në Championship, kategorinë e dytë angleze.
Futbollisti ofensiv, i cili pret ftesën nga trajneri Silvinjo për kualifikueset e Botërorit, shënoi në minutën e 11 të ndeshjes ndaj Stouk, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij që po lufton për t’u bërë pjesë e grupit të skuadrave që do të jenë në play-off për ngjitjen në elitë.
Goli i 10 bën që Mehmeti të barazojë në këtë mënyrë edhe rekordin e tij personal sa i përket rrjetave të tundura në një kampionat. Ai kishte vendosur shifrën 10 edhe në sezonin 2022-2023, por duhet theksuar se asokohe 9 gola i kishte shënuar me Uajkomb në kategorinë e tretë angleze dhe 1 me Bristol të cilit iu bashkua në merkaton e dimrit.
-
Feyenoord-Milan/ Gafë e Maignan, holandezët gjejnë avantazhin
12 Shkurt, 22:00
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

