I hoqi Championsin e vitit 1999, Bayerni e sheh si alternativë për stolin

20 Shkurt 2024, 17:02 / SPORT ALFA PRESS

I hoqi Championsin e vitit 1999, Bayerni e sheh si alternativë për

Bayerni i Mynihut po monitoron situatën e Ole Gunnar Solskjaer si zgjedhje afatshkurtër për pankinën. Ish-trajneri i Manchester United është i lirë që pasi u shkarkua nga “Djajtë e Kuq” në nëntor të 2021 dhe është gati për një projekt të ri.

Lajmi është raportuar nga “Sky Sports”, teksa klubi bavarez kërkon të ndryshojë timonierin pas 3 humbjeve në harkun e 7 ditëve.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë 8 pikë më pak se Bayer Leverkuseni kryesues dhe fitimi i Bundesligës për herë të 12-të radhazi duket një mision i largët.

Thomas Tuchel u emërua vjet në muajin mars tek bavarezët, kur zëvendësoi Julian Nagelsmann. Ky i fundit u shkarkua pas problemeve të brendshme me klubin, pavarësisht se rezultatet ishin në favorin e tij.

Shumë alternativa kanë dalë në pah për të zëvendësuar Tuchel. Kujtojmë se Ole Gunnar Solskjaer e udhëhoqi Manchester United nga viti 2018 deri në vitin 2021, ku u rendit një herë në vendin e dytë, preku finalen e Europa League në 2021 dhe spikati me futbollin e tij të shpejtë dhe vertikal.

Norvegjezi ka histori përballë klubit bavarez, teksa i ka shënuar golin që i hoqi nga duart trofeun e Champions League në 1999, kur Solskjaer luante me Manchester United. Vetë 50-vjeçari është i hapur për të drejtuar Bayernin.

 

Po ndodh...