Igli Tare qartëson objektivat: Duhet të fitojmë luftën, jo betejat

11 Shkurt 2023, 22:22 / SPORT ALFA PRESS

Igli Tare qartëson objektivat: Duhet të fitojmë luftën, jo

Objektivi i Lacios është Liga e Kampioneve. Kjo është ideja e qartë e Igli Tares i cili thekson se gjithçka vlen për sa kohë që bardhekaltrit në fund do të jenë mes katër skuadrave të para në renditjen e Serisë A.

Këtë ide ai e ka përsëritur sot para fillimit të ndeshjes mes Lacios dhe Atalantës, duke theksuar se skuadra duhej të bënte maksimumin për të arritur objektivin.

“Nuk them se skuadra është në një moment më pak brilant. Kemi qasje të gabuara në momente të ndryshme të ndeshjes dhe në fund ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Mjafton të mendosh se 13 pikë nga 17 i kemi humbur ndaj skuadrave që luftojnë për të mos rënë nga kategoria.

Ky është një rrugëtim. Duhet të fitojmë luftën, jo betejat. Të mbërrijmë mes katër skuadrave të para, do të ishte thelbësore”, deklaroi Tare.

 

Po ndodh...