
Italia pa kampionë? De Rossi: Besoj se mungojnë 6-8 orë futboll në rrugë çdo javë

Daniele De Rossi ka folur sërish, këtë herë nga qendra sportive e OstiaMare, klubi ku ai tashmë është president. Gjatë takimit me mediat, DDR është ndalur edhe te Roma dhe e ardhmja e tij si trajner, duke lënë të kuptohet një rikthim të afërt në pankinë.
Gjithashtu, De Rossi komentoi edhe paraqitjet e fundit të Italisë kundër Gjermanisë: "Rezultati 3-3? Një ndeshje e bukur, pashë vetëm pjesën e dytë, kështu që për mua ishte fantastike… Pastaj, pashë dhe lexova që nuk shkoi edhe aq mirë, por kundër një skuadre si Gjermania mund të ndodhë".
A mungojnë kampionët? Ku është problemi në zhvillimin e lojtarëve të mëdhenj? Ja si përgjigjet ish-mesfushori dhe kapiteni i Romës: "Nuk e di, nuk besoj se procesi i zhvillimit të talenteve është bllokuar plotësisht. Vetëm pak vite më parë fituam Kampionatin Europian me lojtarë që bënë një rrugëtim të jashtëzakonshëm.
Sigurisht, disa kombëtare kanë më shumë fenomenë si Mbappé, Sané apo Foden. Mbase natyra jonë na ka çuar të kemi mbrojtës dhe portierë më të fortë, por ndoshta pas disa vitesh do të rikthehemi të prodhojmë lojtarë si Totti dhe Del Piero. Janë cikle".
De Rossi theksoi një faktor që sipas tij ka ndikuar në këtë ndryshim: "Për t’i zhvilluar lojtarët si dikur, besoj se mungojnë 6-8 orë futboll në rrugë çdo javë. Dikur luanim në beton, këtu në Ostia edhe në plazh, gjatë dimrit.
Kjo të ndihmon, mënyra se si e prek topin është ndryshe. Nëse shohim Argjentinën ose Brazilin, duket sikur ata ende luajnë në rrugë, edhe për shkak të kushteve. Shkollat e futbollit janë të rëndësishme, por nuk duhet të zëvendësojnë lojën e lirë të fëmijëve".

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128