Jonathan Tah drejt firmës me Bayern Munich, kontratë 4 vjeçare për mbrojtësin

20 Maj 2025, 18:42 / SPORT ALFA PRESS

Jonathan Tah drejt firmës me Bayern Munich, kontratë 4 vjeçare

Bayern Munich e ka gati transferimin e parë të merkatos së verës. Madje, mund të zyrtarizohet para Kampionatit Botëror të klubeve.

Gazetari i Sky, Florian Plettenberg, raporton se Jonathan Tah ka pranuar ofertën e klubit bavarez dhe firma e tij është çështje ditësh.

Mbrojtësi i Bayer Leverkusen është në fund kontrate te Bayer Leverkusen dhe do të firmosë për 4 vite në Mynih.

Paga e tij neto do të jetë rreth 7 mln euro në vit, ndërkohë që bonusi i transferimit si lojtar me parametra zero do të jetë 15 mln euro.

 

Po ndodh...