Kapiteni i Tiranës drejt largimit, kërkohet nga dy klube të tjera të Superiores
Tirana duket se është kthyer në “market” për ekipet e Superiores. Tashmë Elbasani është skuadra e radhës që ka menduar të “peshkojë” te kryeqytetasit.
Florjan Përgjoni është i “piketuari” i verdhebluve për repartin e mbrojtjes. Lideri i Tiranës pëlqehet shumë nga Ivan Gvozdenovic, i cili ka kërkuar që ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ri.
Eksperienca e Përgjonit në kampionatin shqiptar i garanton siguri në krahun e majtë të mbrojtjes. Kapiteni i Tiranës në fund të këtij muaji do të jetë një lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me bardheblutë.
Palët nuk kanë rënë ende dakort për rinovimin dhe me shumë gjasa 27-vjeçari do të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje.
Ndërkohë vlen të theksohet se Përgjoni kërkohet edhe nga Egnatia dhe mbetet të shihet në javët e ardhshme se ku do të jetë destinacioni i radhës i kapitenit të bardhebluve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
