Kategoria e Parë/ Flamurtari dhe Elbasani “ngecin” në transfertë, Bylisi “bie” në Burrel

Kategoria e parë është rikthyer me 5 ndeshje ditën e sotme, ku ka pasur edhe surpriza, sidomos të skuadrave kryesuese.
Burreli i ka shkaktuar humbjen e katërt sezonale Byslit, me ballshiotët që humbin edhe më shumë terren për kreun. Matjanëve u mjaftoi një gol i Ferrukut në fillimin e ndeshjes për të marrë tri pikë me shumë vlerë.
Nga humbja e Bylisit përfiton Elbasani, që merr një pikë në barazimin 2-2 në transfertë ndaj Kastriotit, sfidë e luajtur në Fushë-Krujë. Verdheblutë tashmë janë 3 pikë para ballshiotëve.
Korabi dhe Flamurtari, dy skuadrat që luajnë për play-off, e kanë mbyllur në barazim sfidën në Peshkopi, me dibranët që kaluan të parët në avantazh, por nuk arritën të mbanin fitoren.
Ndërsa Apolonia përmbysi 2-1 Tomorin në pjesën e dytë. Sfida tjetër mes Besës dhe Luzit përfundoi 4-1. Kavajasit shënuan nga dy gola për cdo pjesë loje.


Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


