
Kontratë deri në vitin 2028, Rapidi i Bukureshtit zyrtarizon lojtarin shqiptar

30 Mars 2025, 16:39 / SPORT
Drilon Hazrollaj është lojtari më i ri i Rapidit të Bukureshtit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi rumun, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Futbollisti, i cili vjen nga skuadra e Malishevës, ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2028.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Rapidit, një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Do të jap gjithçka për skuadrën. Pres me padurim të luaj për këto tifozë fantastikë. Shpresoj t’u jap shumë momente gëzimi”,- tha ai.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128