
Meghan Trainor trondit fansat me pamjen e saj të transformuar


Meghan Trainor ka mahnitur ndjekësit me pamjen e saj të re gjatë eventit Billboard Women in Music këtë të shtunë. Këngëtarja 31-vjeçare u shfaq me një veshje elegante të zezë, e cila theksonte belin dhe ijet e saj, duke nxitur menjëherë spekulime mbi humbjen e saj të dukshme në peshë.
E veshur me një fund të tejdukshëm prej tyli, një këmishë dantelle dhe aksesorë luksozë, Trainor tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fansave, të cilët filluan të aludonin për përdorimin e Ozempic, ilaçit që po përdoret gjerësisht nga të famshmit për humbje peshe.
Pavarësisht spekulimeve, artistja nuk ka bërë asnjë koment mbi përdorimin e mundshëm të këtij ilaçi. Megjithatë, ajo ka qenë e sinqertë për ndërhyrjet estetike që ka kryer më parë, përfshirë përdorimin e Botox-it dhe ndërhyrje në gjoks.
Në një intervistë të mëparshme, ajo ka rrëfyer se Botox-i i tepruar i ka shkaktuar vështirësi me buzëqeshjen, duke e bërë të paaftë të shprehte emocionet në mënyrë natyrale.
Edhe pse ende nuk ka një reagim nga Trainor, fansat vazhdojnë të diskutojnë ndryshimin e saj drastik, duke e krahasuar me pamjen e saj të dikurshme. A është kjo një transformim natyral, apo ka ndihmuar edhe Ozempic?

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128