Kumbulla e pranon: Gjeorgjia e fortë, më vjen keq për tifozët

10 Shtator 2024, 23:57 / SPORT ALFA PRESS

Kumbulla e pranon: Gjeorgjia e fortë, më vjen keq për

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares, komentou humbjen 1-0 ndaj Gjeorgjisë.

“Humbja? Ndeshje shumë e vështirë. E dimin se Gjeorgjia është e fortë me kundërsulme. Kanë sulmues shumë të fortë, më mirë ishte të bënim faull. Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë. Na vjen keq për tifozët se ishin të shumtë në stadium. Tani duhet të shikojmë përpara.

Paraqitja personale? Nuk ishte shumë e thejshtë për mua për shkak dëmtimesh. Tani jam i lumtur se kam marrë minuta nga Espanyol dhe në Kombëtare kam marr minuta. Jam i lumtur, por i zhgënyer për rezultatin.

Në mbrojtje me 3 apo me 4? Nuk kam shumë diferencë. Kam luajtur me 3 sepse kanë dashur kështu trajnerët. Në kombëtare luaj me 4, njëjtë edhe te Espaynol dhe për mua nuk ka ndonjë problem”- tha ai.