
Kupa e Shqipërisë/ Elbasani nxjerr në shitje biletat për çerekfinalen ndaj Vllaznisë

4 Shkurt 2025, 17:38 / SPORT
Elbasani do të luajë një ndeshje mjaft delikate ditën e nesërme ndaj Vllaznisë. Sfidë kjo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, takim që do të startojë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Verdheblutë kërkojnë mbështetjen e tifozëëve për të arritur drejt fitores. Për këtë klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë përballje.
Çmimet e tyre variojnë nga 200-2000 lekë.
Pritet që nesër të ketë një numër relativisht të kënaqshëm tifozësh elbasanas, të cilët edhe në transfertën me Tiranën në Durrës, e mbështetën skuadrën. Duke qenë se edhe zona “Final 4” është disi larg për t’u kapur, synimi madhor për klubin tashmë mbetet fitimi i Kupës së Shqipërisë.
View this post on Instagram

Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128