Kupa e Shqipërisë/ Sot do të luhen dy ndeshjet e radhës Laçi dhe Egnatia, Partizani në misionin e pamundur ndaj Vllaznisë

Sot do të luhen dy ndeshjet e radhës të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të vendosin dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste të këtij turneu.
Në orën 13:00, Laçi do të presë në shtëpi Egnatian. Sfida e parë në Rrogozhinë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, dhe sot do të luhet gjithçka pasi të dyja hyjnë të barabarta në fushë.
Sfida tjetër, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet në orën 17:00 në Tiranë. Në “Loro Boriçi”, “demat e kuq” u mposhtën me rezultatin 3-1, pra sot do të jetë tepër e vështirë të arrijnë një përmbysje.
Ditën e djeshme u luajtën dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve, ku Kastrioti barazoi në shtëpi përballë Tiranës me rezultatin 2-2, por ata që kaluan në gjysmëfinale ishin bardheblutë pas rezultatit të përgjithshëm. Në përballjen tjetër, Kukësi fitoi 2-1 ndaj Teutës, por durrsakët njësojë si Tirana kaluan në gjysmëfinale.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



