Lautaro Martinez aksidentohet me Lamborghini një ditë para ndeshjes

12 Tetor 2022, 10:32 / SPORT ALFA PRESS

Lautaro Martinez aksidentohet me Lamborghini një ditë para ndeshjes

Lautaro Martinez aksidentohet një ditë para sfidës ndaj Barcelonës në Spanjë, Martinez ka qenë duke udhëtuar me Lamborghinin e tij ku pasagjere ka qenë edhe bashkëshortja e tij.

Nga mediat italiane u raportua se sulmuesi zikaltër ishte protagonist i një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi në qendër të Milanos rreth orës 20:00 në një semafor në Via Vincenzo Monti.

Argjentinasi drejtonte makinën e tij Laborghini Huracan, vlera e së cilës kap shifrën e 200 mijë euro. Sipas autoriteteve italiane, fatmirësisht ky aksident nuk rezultoi serioz për Lautaron dhe bashkëshorten e tij.

 

Po ndodh...