
Mbappé: Mes Champions-it dhe "Topit të Artë", unë zgjedh të fitoj...

Kylian Mbappé ka dhënë intervistën e tij të parë, që nga mbërritja te Real Madridi, për mikrofonat e “La Sexta”. Ylli francez, mes temave të ndryshme që ka prekur, ka folur edhe për objektivat e tij personale: “Momenti më i mirë në ‘Bernabeu’? Jam një fans i herëve të para, do të ndalem te goli i parë. Edhe tripleta ndaj Manchester City ishte e paharrueshme…, njerëzit i duan netët e Champions-it”.
Sulmuesi francez u pyet edhe objektivat personalë: “Champions apo ‘Topi i Artë’? Të fitosh një Champions League me klubin më të mirë në botë është si të fitosh titullin më të rëndësishëm dhe të bësh histori këtu. ‘Topi i Artë’ është një nder individual. Unë për vete zgjedh Champions League. Dua të fitoj tituj me Real Madridin, për të lënë gjurmë në këtë klub të madh, për të krijuar një epokë.
Çdo ditë jetoj një ëndërr, që luaj këtu. Zidane ishte idhulli im, kam nisur të luaj futboll falë tij. Ky klub ka një aurë që të tjerët nuk e kanë. Është më i miri në botë. Që kur erdhi Cristiano këtu, kam ndjekur çdo ndeshje; ishte idhulli im tjetër. E kisha këtë ëndërr, që të luaja këtu, dhe tani është realitet. Edhe të jetuarit këtu më pëlqen. Njerëzit janë shumë të hapur, ndjej dashurinë e tyre. Më pëlqen ushqimi, sidomos proshuta.”
Për tema si racizmi dhe shëndeti mendor: “Racizmi është pjesë e jetës, jo vetëm e futbollit. Duhet ta ndalim, duhet të veprojmë. Lojtarët e mbështesin njëri-tjetrin më shumë se më parë, por nuk mjafton. Unë jap mendimin tim dhe nuk kam frikë: para se të jem futbollist, jam njeri i zakonshëm dhe i shoh gjërat që ndodhin në jetë. Shëndeti mendor? Njoh njerëz dhe shokë skuadre që kanë vuajtur nga depresioni. Tani njerëzit nuk kanë më frikë të flasin për këto gjëra, kjo është gjë e mirë. Edhe unë kam prekur fundin në mënyrë sportive, jo mendërisht. Kam shumë respekt për këtë problem”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128