
“Me këtë fanellë s’mund të jemi inferior”, Mici: E vështirë se jemi skuadër e re

Tirana përgatitet për ndeshjen e kthimit sa i takon raundit të parë kualifikues në Conference League.
Bardheblutë barazuan 1-1 në transfertën gjeorgjiane ndaj Torpedo Kutaisi, dhe të enjten në Elbasan do të synojnë fitoren për t’u kualifikuar.
Mbrojtësi i kryeqytetasve, Gledi Mici foli në konferencë për shtyp duke theksuar se rezultati i ndeshjes së parë lë gjithçka të hapur ndërsa shtoi se sfida me gjeorgjianët do të vendoset nga detajet e vogla.
“Atmosfera është mjaft e mirë, kemi punuar gjatë kësaj jave në mënyrë intensive. Rezultati në Gjeorgji lë kualifikimin të hapur, këtë ndeshje mund ta vendosin detajet dhe shpresojmë t’i kemi në anën tonë. Është pak e vështirë sepse skuadra është e re, 80% janë të rinj. Duhet kohë, por mendoj që fanella që mbajmë veshur nuk na toleron që në fushë të jemi inferiorë.
Duhet të japim maksimumin si të rinjtë ashtu dhe të vjetër të marrim përsipër. Është ndeshje e vështirë, ata e kanë nisur kampionatin, shpresoj të jemi të përqëndruar nga fillimi deri në fund, do ta vendosin detajet, por kam besim dhe me shpresë të Zotit shpresoj të kalojmë”, u shpreh Mici.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128