Minifutboll/ Shqipëria, një hap larg historisë! Ndaj Spanjës luhet për kualifikimin

31 Mars 2023, 18:31 / SPORT ALFA PRESS

Minifutboll/ Shqipëria, një hap larg historisë! Ndaj Spanjës

Shqipëria, një hap larg historisë. Kombëtarja e minifutbollit nuk është gjendur kurrë në një pozitë të tillë, me 4 pikë pas dy ndeshjesh, në një turne ku marrin pjesë përfaqësueset më të mira nga e gjithë Evropa.

Përballja ndaj Spanjës do të jetë vendimtare për fatet e përfaqësueses sonë. Ndaj ‘La Furia Roja’ një barazim mjafton për të kaluar në raundin me eliminim, por ambicia është padyshim fitorja dhe një synim i tillë nuk është utopi pasi ekipi i Irtan Sejkos vjen pas një fitoreje 7-0 ndaj Luksemburgu dhe një barazimi 2-2 përballë ish-kampionëve të Rumanisë.

Një ndërthurje e shkëlqyer mes talentit dhe eksperiencës, ka bërë të mundur që Shqipëria të fluturojë në këtë fazë grupesh. Megjithatë ndaj Spanjës kërkohet një sforco e fundit, me këta të fundit që për momentin janë të tretët në grup, si përkundër Shqipërisë që mban vendin e parë, teksa Spanja ka vetëm një fitore, atë me shifrat 5-0 ndaj Luksemburgut dhe një humbje 3-0 ndaj Rumanisë.

Në një turne evropian, Shqipëria nuk ka kaluar kurrë përtej fazës së grupeve dhe si rrjedhojë takimi kundër përfaqësueses spanjolle merr një specifikë shumë të veçantë.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128