Tuchel: Kohë e pazakontë, por dua t’i jap Bayernit trofe

31 Mars 2023, 16:41 / SPORT ALFA PRESS

Tuchel: Kohë e pazakontë, por dua t’i jap Bayernit trofe

Bayerni Munich nis një epokë të re me trajnerin Thomas Tuchel në krye të ekip. Pas pushimit ndërkombëtar, Bundesliga rezervon sfidën më emblematike, në “Allianz Arena” mes Bayern Munich – Borussia Dortmund.

Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, “verdhezinjtë” udhëheqin kampionatin me një pikë më shumë se “bavarezët” dhe padyshim kjo përballje do të vendosë shumë për titullin kampion.

Pas prezantimit zyrtar, trajneri i ri Thomas Tuchel doli edhe në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes. Aventura e tij me kampionët në fuqi të Bayernit nis përballë të shkuarës, pasi 49-vjeçari qëndroi për dy sezone në krye të Dortmundit, por pa mundur të konkurronte Bayernin e Munich në luftën për titullin kampion.

“Kam besim të plotë te ekipi. Lojtarët janë mësuar të luajnë sfida të mëdha. E nis aventurën tim te Bayerni në muajin prill, me një pikë prapa liderëve në Bundesligë. Jemi në çerekfinalet e kupës dhe gjithashtu luftojmë edhe për trofeun e Champions League. Pra jemi në garë për çdo titull. Ky është fokusi ynë. Është e vërtetë se është një kohë e pazakontë për të ardhur në një klub si Bayerni, por ne do të bëjmë maksimumin për ta mbyllur sa më mirë sezonin”, tha gjermani.

 

Po ndodh...