Momenti për ta blerë përfundimisht, Milan i bën ofertë Realit

Milani dëshiron ta mbajë në skuadër Brahim Diaz, i cili është i huazuar nga Real Madrid.
Kuqezinjtë kanë mundësinë ta blejnë për shumën e 22 milionë eurove, por synojnë ta transferojnë mesfushorin me tipare sulmuese për një shifër më të vogël.
Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë gati ofertën e parë për klubin spanjoll. Ata janë gati të vendosin mbi tavolinë shumën e 16 milionë eurove, plus bonuse.
Reali duhet të mendohet e të marrë një vendim mbi të ardhmen e Brahim Diaz, i cili vështirë të gjejë hapësira në skuadrën e Carlo Ancelottit.
23-vjeçari po luan sezonin e tretë me kampionët e Italisë. Ai realizoi golin vendimtar ndaj Tottenhamit, që i mundësoi kuqezinjve kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Brahim Diaz numëron pesë gola dhe dy asiste në të gjithë kompeticionet gjatë këtij sezoni me skuadrën e Stefano Piolit./ SuperSport
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

