
Neymar, titullar te Santosi, por ende nuk po bën diferencën

Neymar Junior ishte titullar për herë të parë që nga kthimi te Santosi në barazimin 0-0 kundër Novorizontinos, në javën e tetë të Paulistão. Sulmuesi brazilian, i cili prishi kontratën me Al Hilal për t'u rikthyer në shtëpi, luajti rreth 75 minuta.
Pas ndeshjes, trajneri i Santos-it, Pedro Caixinha, pranoi se 33-vjeçari ende nuk është në formën e tij më të mirë dhe se luajti më shumë minuta sesa ishte planifikuar.
Trajneri portugez, i cili sapo kishte kaluar një operacion, u rikthye në pankinë për të drejtuar ekipin nga afër, ndërsa Neymar luajti 75 minuta në barazimin me Novorizontinon.
“Të gjithë duam që Neymar të ketë një vazhdimësi ndeshjesh dhe ritëm loje, kështu që gjëja më e rëndësishme është që kjo të planifikohet siç duhet.
Sot (të dielën) ishte planifikuar të luante vetëm 60 minuta, por për shkak të ritmit të lojës dhe pozicionimit të tij, duke mos ndjerë shqetësime, ai qëndroi edhe 15 minuta më shumë. Nuk ka ende ritmin e duhur, ka kaluar dy vite... por ai ka një dëshirë shumë të madhe.
Prisnim më shumë nga ekipi për sa i përket agresivitetit. Jemi në rrugën e duhur, por ndeshjet po kalojnë dhe ende nuk kemi gjetur fitoren.
Santosi është një klub me kulturë fituese dhe kjo kulturë sjell një kërkesë që duam ta mbajmë deri në fund," tha trajneri, duke folur për planin e Neymar për ndeshjet e ardhshme.
Në javën e nëntë të Paulistão, Santos do të përballet me Corinthians.
“Jemi duke punuar drejtpërdrejt me Neymarin dhe stafin e tij, të cilët janë bashkuar me ne dhe kanë treguar një bashkëpunim të shkëlqyer.
Angazhimi ynë është që ai të mos shkojë deri në një pikë ku mund të dëmtohet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Për të mirën e të gjithëve. Për të mirën e futbollit," theksoi trajneri portugez.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128