Nga idhull në tradhtar, Lewandowski makthi i përhershëm i Dortmundit
Në verën e vitit 2010, Borussia e Dortmundit nënshkroi me një sulmues të ri polak nga Lech Poznan për 4.75 milionë euro. Një lojtar që gjithashtu pëlqehej nga Genoa dhe që, sipas planeve fillestare, duhej të shërbente si rezervë për Lucas Barrios.
Në sezonin e mëparshëm, paraguajani kishte realizuar 33 gola në Bundesligë dhe Robert Lewandowski, atëherë 19 vjeç, nuk konsiderohej si një kërcënim.
Historia, siç e dimë të gjithë, mori një kthesë krejtësisht të ndryshme: në katër vite, Lewy u bë idhull në “Westfalenstadion” derisa, pa lënë asnjë euro në arkat e klubit verdhezi, u transferua te Bayerni i Mynihut, skuadra më e urryer nga tifozët, krahas Schalke 04.
Nga idhull, në tradhtar dhe makth i përhershëm i verdhezinjve, pasi lojtari aktual i Barcelonës ka shënuar 27 gola në 26 ndeshje midis kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë kundër ish-ekipit të tij.
Kontrata e tij përfundoi në vitin 2013: Lewandowski u largua drejt Bavarisë pasi humbi finalen e Champions League pikërisht kundër Bayernit.
Një goditje e madhe për tifozët, edhe pse askush nuk e harron atë që ai arriti nën drejtimin e Jurgen Klopp: mbi 100 gola në 4 vite, duke udhëhequr skuadrën drejt dy titujve të Bundesligës.
Megjithatë, plaga mbetet ende e hapur dhe mbrëmja e nesërme nuk pritet të rezervojë një mirëseardhje të ngrohtë për të. Në çdo rast, Borussia Dortmund-Barcelona do të jetë ndeshja e tij.
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128