Një gol vendos miqësoren, Arsenali thyen Milanin në miqësore

23 Korrik 2025, 22:57 / SPORT ALFA PRESS

Një gol vendos miqësoren, Arsenali thyen Milanin në miqësore+

Arsenali ka triumfuar 1-0 ndaj Milanit, në miqësoren e luajtur në National Stadium. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, me ekipin anglez që ishte më kërkues në zonën e kundërshtarit.

Në pjesën e dytë, Saka ndëshkoi kuqezinjtë, pas një asisti të Kiwior. Milan u përpoq që të reagonte, por nuk ia doli dot që të futej në lojë.

Milan i Allegrit do masë forcat me Liverpool në miqësoren e radhës të Singaporit, sakaq Arsenali përballet me Newcastle.

 

Po ndodh...