Norris fiton Çmimin e Madh të Monakos, një pilot i Ferrarit e mbyll me podium javën në Formula 1
25 Maj 2025, 18:03 / SPORT

Çmimi i Madh i Monakos ka parë si fitues Lando Norris në Formula 1. Piloti i MekLarenit e mbylli garën, që solli betejë taktike, para Sharl Lëklerk. Ky i fundit ndërkohë e kishte cirkuitin e shtëpisë në Montekarlo.
Podiumi u plotësua me tjetër pilot të MekLaren. Piastri la pas Vershtapen dhe Hamilton, që nuk mund të shkonte më shumë se vendi i pestë.
Fernando Alonso dhe Gasli nuk ia dolën të përfundonin garën me 78 xhiro. Norris tashmë është 13 pikë prapa Piastrit, që kryeson renditjen e përgjithshme. Të dy pilotët e MekLaren po spikasin në këtë edicion.
Vershtapen ndodhet në vendin e tretë ndërkohë me 22 pikë më pak. Kampioni në fuqi po mundohet me Red Bull, që të ndjekë ritmin e dyshes rivale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




