Nuk ka mrekulli në “Wembley” për Shqipërinë, Anglia ndëshkon gabimet kuqezi dhe fiton pa vështirësi

21 Mars 2025, 22:49 / SPORT ALFA PRESS

Nuk ka mrekulli në “Wembley” për Shqipërinë,
Shqipëria e ka mbyllur me një humbje pjesëmarrjen e saj në kualifikueset e Botërorit 2026, teksa është mundur me shifrat 2-0 në “Uembli” përballë Anglisë vendase.

LIVE ANGLI-SHQIPËRI 2-0
19′ Ljuis-Skelli, 78′ Kejn

90’ Ljuis-Skelli i lë vendin në fushë Xhejms.

83’ Henderson merr vendin e Rajs te Anglia.

82’ Strakosha i cili ka shfaqur probleme fizike dhe nuk mund të vazhdojë më, i lë vendin në fushë Kastratit.

79’ Pajaziti dhe Hoxha hyjnë në fushën e lojës në vend të Asanit dhe Laçit në radhët e kuqezinjve.

78’ Vjen goli i dytë i anglezëve! Kejn nuk mbulohet mirë nga Ajeti dhe e shmang atë, gjuajtja e sulmuesit është e pakapshme për Strakoshën. (VIDEO)

74’ Xhouns, Foden dhe Rashford i lënë vendin në fushë Roxhers, Bouen dhe Gordon.

74’ Moment pasigurie para portës kuqezi, Strakosha devijon por më pas prapavija kuqezi dhuron një goditje këndi.

72’ Broja nxjerr Asanin në zonë, por Konsa shpëton portën e tij duke larguar topin para gjuajtjes së sulmuesit.

69’ Broja shmang një mbrojtës me shpejtësi dhe krijon hapësirë, por pastaj nuk pason siç duhet të Asani. (VIDEO)

66’ Broja menjëherë vë në vështirësi Bërn me shpejtësinë e tij nga e djathta, por sfera shkon te Pikford para se të arrijë të gjuajë. (VIDEO)

63’ Broja merr vendin e Bajramit në radhët e kuqezinjve.

61’ Xhouns nga e djathta gjen Foden, por Strakosha del dhe kontrollon sferën.

58’ Një tjetër pasim mjeshtëror i Bellingam nga e majta gjen Kejn, gjuajtja e tij me kokë për fat nuk gjen portën kuqezi. (VIDEO)

55’ Shqipëria duket më pak e tërhequr se në pjesën e parë, por përsëri kontrolli i lojës i mbetet plotësisht Anglisë.

52’ Bajrami dhe Asani kanë mundësi të dalin para në sulm, por nuk japin pasimet në momentin e duhur duke shpërdoruar mundësi për kundërsulme.

48’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, ka panik në zonën e Anglisë pas një tjetër harkimi të Bajramit, por në fund mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Anglisë pjesa e parë.

44’ Asani provon nga distanca pa gjetur portën, ndërsa proteston për një prekje duke kërkuar faull që nuk jepet nga kryesori i ndeshjes.

42’ Traversa shpëton Shqipërinë! Pas një goditje nga këndi, Bërn gjuan me kokë por traversa shpëton kuqezinjtë. (VIDEO)

40’ Mrekulli e dyfishtë para portës kuqezi! Një gjuajtje me kokë e Bellingam ndalet nga Strakosha e më pas Gjimshiti ndal gjuajtjen e Kejn me portën e boshatisur. (VIDEO)

36’ Asani nga mesfusha mundohet të nisë Uzunin, sfera shkon direkt në duart e Pikford.

34’ Bellingam hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij ndalet nga Strakosha dhe më pas kuqezinjtë fitojnë një faull. (VIDEO)

32’ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë.

27’ Laçi del më në fund nga e djathta, pasim i tij devijohet nga Bërn i cili çon topin në traversën e portës së Pikford e më pas vetë mbrojtësi largon sferën në fundore. (VIDEO)

26’ Top i gjatë nga mesfusha i Kejn, Rashford nuk ia del të kontrollojë në zonën kuqezi.

19’ Gabimi i parë rezulton fatal! Asani sheh t’i ikë pas shpinës Ljuis-Skelli i cili nuk gabon para Strakoshës duke i kaluar topin mes këmbëve. 1-0 për Anglinë. (VIDEO)

17’ Kejn hyn në zonë, por për fat nuk ia del të gjuajë duke u bllokuar nga Strakosha. (VIDEO)

14’ Xhouns merr fundoren nga e djathta, pasimi në qendër largohet nga Gjimshiti. (VIDEO)

10’ Bellingam provon kombinimin me Rashford, ky i fundit nuk i pason siç duhet topin dhe mbrojtja kuqezi largon rrezikun nga zona.

8’ Një gjysmë sinjali nga kuqezinjtë që provojnë të gjejnë Uzunin me një top në thellësi, por Konsa bllokon gjithçka me lehtësi.

5’ Një top në thellësi për Bellingam ndalet nga Ajeti i cili largon rrezikun.

3’ Ashtu siç pritej, minutat e parë janë menjëherë me Anglinë që mban topin duke kërkuar një hapësirë para zonës së kuqezinjve.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të kuqezinjve me Laçin.

Anglia: Pikford, Uokër, Konsa, Burn, Ljuis-Skelli, Xhons, Bellingam, Rajs, Foden, Kejn, Rashford

Shqipëria: Strakosha, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, N.Bajrami, Laçi, Asani, Uzuni