
Përballja Shqipëri-Andorra, UEFA cakton arbitrin që do të gjykojë ndeshjen

23 Mars 2025, 12:46 / SPORT

Pas humbjes në Angli, Kombëtarja shqiptare do të kërkojë kthesën të hënën e 24 marsit përballë Andorrës. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, nis në orën 20:45.
Tashmë UEFA ka vendosur për arbitrin që do të gjykojë në këtë ndeshje. Ai do të jetë austriaku, Sebastian Gishamer. 36-vjeçarit i është besuar që të vendosë drejtësi në Tiranë.
Kujtojmë se Gishamer është emër i njohur për shqiptarët. Kjo pasi në vitin 2019 ishte arbitër i ndeshjes Debrecen – Kukësi në raundin e parë kualifikues së Europa League, e cila përfundoi 3-0 në favor të hungarezëve.
Asokohe, arbitri austriak u kritikua shumë, me shumë “zëra” që shpreheshin se Gishamer mori vendime haptazi kundër ekipit verilindor.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!
Nga Alban Daci

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani
Nga Preç Zogaj

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128