
Skandali në SHBA/ Bisedat private nxjerrin në pah inatin e zv.presidentit JD Vance për Europën


Një skandal ka shpërthyer përtej oqeanit.
Zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përfshirë zv.presidentin JD Vance e sekretarin e Mbrojtjes, shkëmbyen mesazhe në lidhje me sulmet ajrore ushtarake në Jemen.
Këto biseda u bënë publike nga kryeredaktori i The Atlantic, Jeffery Goldeberg, të cilin e kishin future “gabimisht” grupin në aplikacionin “Sinjal”, ku krerët e lartë ishin duke diskutuar.
Ashtu sikurse raportuam edhe më herët bisedat mes zyrtarëve të lartë në këtë grup mbanin hollësi operacionale për sulmet e ardhshme ajrore kundër grupit të mbështetur nga Irani, Huthi në Jemen, përfshirë të dhëna për objektivat, madje edhe për armët që do të dislokonte SHBA-ja dhe për komandën e sulmeve.
Ndër mesazhet e raportuara nga kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg, është se zyrtarët amerikanë në bisedën e Signal kishin diskutuar gjithashtu mundësinë që Evropa të paguajë për mbrojtjen e SHBA-së për korsitë kryesore të transportit.
Mesazhi vazhdoi, duke thënë se me kërkesë të Trump, ekipi i tij po punonte me departamentin e mbrojtjes dhe departamentin e shtetit "për të përcaktuar se si të përpilohen kostot e lidhura dhe t'i vendosin ato mbi evropianët".
E në këtë bisedë një “ftohje” dhe “mos dashuri” për Europën doli nga zv.presidenti JD Vance. Pretendohet se ky i fundit në këtë grup ka shprehur hapur mungesën e ngrohtësisë nga ana e tij për Europën.
Llogaria e quajtur Zëvendës-Presidenti JD Vance shkruante: "Unë thjesht e urrej të shpëtoj Evropën përsëri".
Por, ky fakt nuk është dhe aq suprizë pasi që në Konferencën e Sigurisë në Mynih në muajin shkurt ai nisi një sulm ndaj demokracive evropiane.
Vance akuzoi qeveritë evropiane se po tërhiqen nga vlerat e tyre dhe tha se ato po shtypin fjalën e lirë dhe janë arsyeja e migrimit masiv.
Fjalimi 20-minutësh u prit me kritika të ashpra nga Evropa dhe u etiketua si "i papranueshëm" nga ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e karakterizoi Vancen si "duke u përpjekur të zgjidhë një luftë" me Evropën.
-Shtëpia e Bardhë konfirmon se një gazetar u shtua pa dashje në një bisedë grupi ku zyrtarë të lartë amerikanë diskutuan planet për një sulm kundër grupit rebel Houthi.
-Kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg, thotë se ai mori një ftesë në aplikacionin e koduar të mesazheve Signal nga një llogari e emërtuar Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Ëaltz.
-Zyrtarët me sa duket diskutuan se Evropa do të paguante për mbrojtjen e SHBA-së për korsitë kryesore të transportit detar, me llogarinë që duket të jetë zëvendëspresidenti JD Vance duke thënë se ai e urren " të shpëtojë Evropën përsëri ", ndërsa llogaria që duket të jetë Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e përshkruan kontinentin si "PATETIK".
-Hegseth, i cili dyshohet se ka ndarë detaje të sulmeve të planifikuara ushtarake në grupin e bisedës, u thotë gazetarëve "askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës".
-Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se "nuk di asgjë" për bisedën në grup.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128