
Sali Berisha i bashkohet festës Kombëtare të Republikës së Greqisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të organizuar nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga eventi, shkruan A2 CNN.
Berisha thotë gjithashtu se në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u takua me miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse dhe përfaqësues të njohur të minoritetit grek.
Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek. Në pritje takova dhe mikpritësen Ambasdaren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128