Habit Edi Rama: Ne jemi parti e re, unë dhe Ulsiu, hudhra për të mos na marrë mësysh!

25 Mars 2025, 20:44 / POLITIKË ALFA PRESS
Habit Edi Rama: Ne jemi parti e re, unë dhe Ulsiu, hudhra për të

Nga Lezha, ku prezantoi kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 maji, Edi Rama tha se PS është një parti e re, duke iu referuar kandidatëve.

“Ne jemi një forcë që çon gjërat përpara si askush tjetër. Së dyti, jemi të organizuar si askush dhe së treti, shikojeni këtu, këta janë kandidatët tanë, hiq Ulsiun, se ne jemi gjerdanë hudhrash për të mos na marrë mësysh. Ne jemi parti e re”, tha Rama.

Më tej, teksa foli për opozitën, Rama tha se nuk ka asnjë mundësi të fitojë duke u shprehur se nëse ata do të vazhdojnë kështu, PS-në mund ta mund vetëm Inteligjenca Artificiale.

“Kështu siç po shkon puna PS mund ta mundi vetëm ndonjë parti me inteligjencë artificiale, me deputetë me inteligjencë artificiale.

Luli është më i miri i tyre, pavarësisht të gjitha atyre që kanë. Si Luli ata nuk kanë për të pas. Në 2021, ata kanë arrit maksimumin me Lulim se për të na mund ne nuk kanë për të na mund”, tha Rama.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128