I dha fund jetës në bllokun e sigurisë, KSHH: I burgosuri përdorues droge, mjeku i dha xanax!

26 Mars 2025, 10:56 / AKTUALITET ALFA PRESS
I dha fund jetës në bllokun e sigurisë, KSHH: I burgosuri

Pas vetëvrasjes së rëndë në Bllokun e Sigurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë, më datë 13 Maj në bllokun e sigurisë së Donald Grekut, ka reaguar me një deklaratë zyrtare Komiteti i Shqiptar i Helsinkit. 

Sipas KSHH, i ndjeri Donald Greku kishte pretenduar që në momentin e ndalimit se ishte përdorues i lëndë narkotike të rënda si heroinë dhe kokainë, por në mungesë të mjekut të institucionit stafi i Bllokut të Sigurisë e kanë dërguat në urgjencën e QSUT.

Mjeku toksikolog lëshoi recetën ku shënohej se 46-vjeçari ishte në gjendjen e toksikomaninsë dhe referoi që ai të ndiqej nga mjeku i Bllokut të Sigurisë, por në recetë nuk shënohej medikamenti që ai duhet të merrte.

Greku kishte kërkuar disa herë Metadon, por i ishte dhënë vetëm qetësuesi Xanax.

"Po këtë ditë, mbasdite ora 15:30 mjeku i institucionit i ka dhënë shtetasit të ndaluar qetësues Xanax. Pas marrjes së medikamentit në orën 19:10, datë 11.03.2025, ai është ankuar për disa shqetësime se nuk ishte në gjendje të mirë, se kishte dhimbje dhe kërkonte ti jepej Metadon. Pas kësaj ankese, mjeku i ka rekomanduar punonjësit të sigurisë që ati ti jepej sërisht Xanax. I pyetur nga vëzhguesit, përse nuk i kishte dhënë Metadon, mjeku i Dhomave të Sigurisë ka sqaruar se në raportin e mjekut specialist toksikolog nuk shënohet preparati që duhej përdorur," thuhet në deklaratën e KSHH.

Një tjetër problematikë e evidentuar ishte mungesa e mbikëqyrjes së vazhdueshme.

“Nuk rezulton të jetë kontrolluar dhoma çdo 3-5 minuta, siç parashikohet nga procedurat,” thekson Komitet i Helsinkit, duke shtuar se butoni i ziles për komunikim me personelin nuk funksiononte.

Sipas medias të datës 13.03.2025 në Bllokun e Sigurisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është vetëvrarë shtetasi D.G.

Nisur nga njoftimi i mësipërm, KShH në datën 17.03.2025 nëpërmjet një grupi vëzhguesish verifikuan në vend rrethanat e kësaj vetvrasjeje. Si rezultat i këtij monitorimi rezultoi se:

Shtetasi D.G ishte ndaluar për dyshime në kryerjen e veprës penale të vjedhjes.

Qysh në këtë moment ai ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike të rënda (kokainë, heroinë). Për këtë arsye stafi i Bllokut të Sigurisë (në mungesë të mjekut të institucionit) e dërguan atë në urgjencën e QSUT dhe mbas vizitës, mjeku toksikolog lëshoi recetën në të cilën shënohej se shtetasi ishte në gjendjen e toksikomaninsë dhe referoi që ai të ndiqej nga mjeku i Bllokut të Sigurisë. Në recetë nuk shënohej medikamenti që ai duhet të merrte.

Shtetasi D.G mbasi u kthye në Bllokun e Sigurisë u vizitua nga mjeku i këtij institucioni. Në Librin e vizitave mjekësore shënohej “narkotik, i paregjistruar në Qendrën Aksion Plus”, por nuk shënohej nëse ndaj tij duhej të jepej ose jo mjekim.

Po këtë ditë, mbasdite ora 15:30 mjeku i institucionit i ka dhënë shtetasit të ndaluar qetësues Xanax. Pas marrjes së medikamentit në orën 19:10, datë 11.03.2025, ai është ankuar për disa shqetësime se nuk ishte në gjendje të mirë, se kishte dhimbje dhe kërkonte ti jepej Metadon.

Pas kësaj ankese, mjeku i ka rekomanduar punonjësit të sigurisë që ati ti jepej sërisht Xanax. I pyetur nga vëzhguesit, përse nuk i kishte dhënë Metadon, mjeku i Dhomave të Sigurisë ka sqaruar se në raportin e mjekut specialist toksikolog nuk shënohet preparati që duhej përdorur.

Komiteti i Shqiptar i Helsinkit kërkon nga Policia e Shtetit të krijojë grupe pune për vlerësimin e kushteve në dhomat e sigurisë dhe të hartohen protokolle të veçanta për trajtimin e të ndaluarve vartës ndaj lëndëve narkotike.

Donald Greku, 46 vjeç, u arrestua për vjedhjen e të paktën 4 portofolave në urbanët e Tiranës dhe u gjet i pajetë rreth orës 01:20 të datës 13 Mars 2025, nga punonjësit e policisë në qelinë e tij në Bllokun e Sigurisë.

Burri u gjet i vetëvarur me një copë rrobe që kishte grisur nga tutat që kishte veshur, në rrjetën e dritares së dhomës.

Po ndodh...