Mbahet në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF & UEFA organizojnë të hënën shortin e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”

29 Mars 2025, 13:42 / SPORT ALFA PRESS

Mbahet në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF & UEFA

Të hënën, në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF do të organizojë një nga eventet më të rëndësishme në historinë e saj – shortin e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Tetë skuadrat finaliste do të mësojnë rrugëtimin e tyre në këtë turne prestigjioz, ndërsa organizimi për eventin ka nisur prej kohësh. Grupi i punës është kujdesur për çdo detaj, duke siguruar që gjithçka të jetë në nivelin më të lartë.

Në ceremoninë e shortit do të marrin pjesë zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të tetë skuadrave finaliste, ish-legjenda të futbollit shqiptar, si dhe personalitete nga politika, media dhe federata të tjera.

Shorti i Kampionatit Europian U-17 do të transmetohet live në RTSH dhe në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube duke nisur nga ora 19:00.

 

Po ndodh...