Përshkoi distancën Sarandë – Tiranë në këmbë, atleti realizon ëndrrën
6 Shtator 2022, 11:46 / SPORT

Atleti Alush Çukari, i vuri detyrë vetes dhe ia arriti, ai ka përshkuar në këmbë rrugën nga Saranda në Tiranë.
Paraditen e së hënës Çukari ka përfunduar maratonën e tij personale, ku në orën 09.00 atleti arriti në sheshin Skënderbej dhe pikërisht përballë monumentit të Skënderbeut.
Me veshje sportive ku mbi shpinë në bluzën e tij kishte të shkruar “Ejani në Sarandë”, atleti Alush Çukari e vazhdoi rrugën duke u nisur nga Saranda drejt Tiranës.
Rrugën atleti nuk e përshkoi brenda një dite. Vrapimin e tij e ka realizuar dy herë në javë, duke vazhduar nga vendi ku e kish lënë për të ecur më tej.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



