Portieri i Chelsea-t: Cucurella e futi në xhep Yamal-in

Portieri i Chelsea, Robert Sánchez, nuk kurseu aspak fjalët pas triumfit bindës 3-0 ndaj Barcelonës në “Stamford Bridge”.
Me portën e paprekur dhe një paraqitje solide, spanjolli u ndal para mediave duke komentuar edhe duelin që tërhoqi më shumë vëmendje: përballjen mes Lamine Yamal dhe Marc Cucurella.
Sánchez u shpreh me krenari për shokun e skuadrës: “E futi në xhep”, tha ai për Cucurella, duke nënvizuar se mbrojtësi neutralizoi plotësisht talentin e Barcelonës.
Portieri la edhe një mesazh të nënkuptuar për Yamal, me të cilin është shok te kombëtarja spanjolle: “Të gjithë duken të jashtëzakonshëm… deri sa vijnë të maten në Premier League.”
Koment që u interpretua si një thumb ndaj yllit të ri katalanas, por edhe si një vlerësim për nivelin e kampionatit anglez.
I pyetur nëse Barcelona mbërriti si favorite në Londër, Sánchez iu përgjigj me një buzëqeshje të gjerë: “Favoritë rezultuam ne.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


