Porto vendos rekorde në Portugali, 18 fitore në 19 javë
27 Janar 2026, 13:13 / SPORT

Skuadra e Portos vijon marshimin në kampionatin portugez.”Dragonjtë” janë duke zhvilluar deri tani një sezon të çmendur, duke vendosur një rekord absolut në historinë e këtij kampionati.
Bardheblutë në 19 javë kanë lënë vetëm 2 pikë gjithsej, duke fituar 18 ndeshje e barazuar vetëm 1, ndërsa ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes. Ndërkohë ajo që bien ë sy është fakti se skuadra e drejtuar nga trajneri italian Françesko Farioli ka pësuar vetëm 4 gola.
Në javën e 19-të të Superligës Portugeze, Porto ruajti kryesimin duke mposhtur Gil Vicente me rezultatin 3-0 në shtëpi. Pas këtij rezultati,Porto vijon kryesimin duke mbajtur një avantazh prej 7 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Sporting Lisbonës, dhe 10 pikësh ndaj Benficës.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

