Prekja me dorë kundër Gjermanisë? Cucurella: Kur humbet, gjithmonë kërkon diçka për t’u ankuar

20 Dhjetor 2024, 12:57 / SPORT ALFA PRESS

Prekja me dorë kundër Gjermanisë? Cucurella: Kur humbet,

Në një intervistë për “Marca”, mbrojtësi i majtë i Chelseat dhe i kombëtares spanjolle, Marc Cucurella, ka ndarë mendimet e tij për Kampionatin Europian të fituar kësaj vere.

Ai ka rrëfyer momente brenda dhe jashtë fushe, mes polemikave, triumfeve dhe përjetimeve personale.

Cucurella kujtoi deklaratat e Neville, i cili kishte kritikuar Spanjën, duke thënë se nuk do ta fitonte Europianin për shkak të lojtarëve si ai: “Claudia (gruaja ime) donte t’i përgjigjej menjëherë, por i thashë të priste.

Pas finales kundër Anglisë, ne iu përgjigjëm në fushë dhe jashtë saj”, tha spanjolli.

Trajneri i Spanjës kishte një rol kyç në rritjen e besimit të Cucurellas: “Kur më grumbulloi në mars, pas një dëmtimi, e përjetova si shpërblim.

Që nga ajo kohë luajta në të gjitha ndeshjet, duke u ndjerë në formë dhe plot besim”.

Rreth polemikave për prekjen e topit me dorë në zonën e portës (pra penalltinë e pretenduar nga kundërshtari) kundër Gjermanisë, spanjolli shtoi: “Ata mendojnë se u eliminuan prej atij topi me dorë, por kishte ende shumë kohë për t’u luajtur.

Edhe ne mund të ishim ankuar për mos dhënien e një kartoni të kuq për Kroos.

Kur humbet, gjithmonë kërkon diçka për t’u ankuar, por futbolli është kështu”.

Po ndodh...