Premier League/ Përmbysje prej kampionësh, Man.City mposht Chelsea-n

Manchester City ka mundur 3-1 Chelsea-n me përmbysje në Etihad, në javën e 23-të të Premier League.
Abdukodir Khusanov, i blerë nga City në këtë merkato të janarit për 40 milionë euro nga Lens, ka patur një fillim për t’u harruar në Angli.
20-vjeçari nga Uzbekistani ka bërë një gabim që ka sjellë golin e Chelsea-t në minutën e tretë dhe një minutë më pas është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Palmer.
Marmoush, blejra tjetër e merkatos së janarit, ka barazuar në minutën e 34-t, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje. Në minutën e 42-të ka ardhur goli i barazimit për vendasit me Gvardiol.
Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të, Haaland ka përfituar nga një dalje e gabuar e portierit Sanchez dhe ka shënuar golin e dytë për ekipin e Guardiola-s.
Tri minuta para fundit të kohës së rregullt ka ardhur goli i tretë për Citizens, i shënuar nga Foden me asist të Haaland.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
