Pse nuk u shit Mirlind Daku? Flet drejtori sportiv i Rubin Kazanit
31 Tetor 2024, 18:06 / SPORT

Mirlind Daku në verë ishte drejt largimit nga Rubin Kazan. Ai ishte një nga lojtarët më të kërkuar në ligën ruse, por edhe në Belgjikë, Holandë dhe Itali.
Drejtori sportiv i Rubin Kazanit, Konstantin Dzyuba, ka folur me detaje për planet e klubit rus. Duke qenë se Cagliari e ka kërkuar me ngulm sulmuesin e kombëtares shqiptare, ai ka theksuar se paratë nuk kanë mjaftuar.
“Daku ka pasur oferta zyrtare edhe përpara Kampionatit Europian. I kemi studiuar të gjitha. Pas Europianit, interesi u rrit. Sidoqoftë, negociatat nuk ia vlejtën, sepse shifrat e ofruara ishin të ulëta”.
“Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me Dakun. Ai dëshiron të rritet. Eshtë djalë me parime. Ai është i kënaqur me gjithçka që kemi në klubin tonë”.
-
Fitore e madhe e Flamurtarit, triumfon ndaj Lushnjës
31 Tetor, 18:00
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

