PSG ëndërron Champions, eliminon Barçën, në gjysmëfinale “fluturon” edhe Dortmund

PSG vazhdon të ëndrrojë se një ditë do të mund të fitojë Champions League, teksa sonte eliminoi Barcelonën në fazën çerekfinale. Mbappe me shokë triumfuan 1-4 në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona), duke përmbysur kështu gjithçka, pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë.
Katalanasit realizuan të parët me Raphinhan, ndërsa dalja me karton të kuq e Araujos komplikoi llogaritë e skuadrës së Xavit. Dembele vendosi ekuilibrat në fundin e fraksionit, duke bërë që skuadrat të shkojnë në barazim në dhomat e zhveshjes.
Kampionët e Francës morën zemër dhe përmbysën ndeshjen me Vitinhan. Të besuarit e Luis Enriques festuan sërish në të 61-tën minutën, me yllin Kylian Mbappe që përktheu në gol një penallti. PSG siguroi kualifikimin në gjysmëfinale me golin e Mbappe në të 89-tën.
Në gjysmëfinale “fluturon” edhe Dortmund, pas suksesit 4-2 ndaj Aleticos. Verdhezinjtë përmbysin kështu Los Colchoneros, pas disfatës 2-1 në aktin e parë. Për ekipin e Terzic golat u realizuan nga Brandt, Maatsen, Fullkrug dhe Sabitzer ndërsa në krahun tjetër Correa “tundi rrjetën”, sakaq për t’u përmendur edhe autogoli i Hummels.
REZULTATET:
Barcelona 1-4 PSG
Dortmund 4-2 Atletico Madrid
-
Atletico Madrid futet në lojë, spanjollët ndëshkojnë Dortmund
16 Prill, 22:34 -
PSG me një këmbë në gjysmëfinale, Mbappe “tund” rrjetën
16 Prill, 22:31
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

