
Reali fiton ‘betejën’ e parë ndaj Atleticos, Arsenali siguron kualifikimin që në Holandë

Tre gola spektakolarë u shënuan në “Santiago Bernabeu” në derbin mes Realit dhe Atleticos, me “Los Blancos” që triumfuan me rezultatin 2-1 në ndeshjen e Champions League.
Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi i pari vetëm pas 4 minutash lojë, pas një topi të marrë në krah nga Valverde, Rodrygo bën vetë gjithçka bukur dhe dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe në “Bernabeu”.
Në minutën e gjashtë, sërish Rodrygo protagonist, braziliani shkëputet bukur në krah dhe pretendon për penallti pas një kontakti me Galan. Të gjithë te Reali pretendojnë për penallti, por arbitri francez Clément Turpin vazhdon normalisht lojën.
Në minutën e 31, ishte argjentinasi Julian Alvarez që shënoi një supergol në minutën e 31-të, duke barazuar shifrat. Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 55-të, pas një topi të marrë nga Mendy, Diaz lëviz bukur brenda zonës dhe dërgon topin në rrjetë, duke shënuar golin e avantazhit në 2-1 për Realin.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Reali fiton 2-1 në ndeshjen e parë, por fati i kualifikimit do të vendoset pas një jave, këtë herë në “Metropolitano Stadium”.
Mund të thuhet pa frikë, Arsenal “pret” biletën për në çerekfinalet e Champions League, pas fitores 1-7 në transfertë ndaj PSV.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 17-të, ishte Jurrien Timber që shënoi me kokë pas asistit të Declan Rice. Në minutën e 20-të shënoi adoleshenti Nwaneri, i cili është vetëm 17 vjeç, pas asistit të një tjetër djaloshi si Lewis-Skelly.
Në minutën e 30-të, “Topçinjtë” shënuan edhe golin e tretë me Merino-n. Pjesa e dytë nisi vrullshëm për “Topçinjtë” që shënuan 2 gola në dy minuta. Në minutën e 46-të ishte Odegaard që dërgoi topin në rrjetë.
Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i “Topçinjve”, Calafiori asiston për Trossard, i cili shënon golin e pestë për Arsenal.
Në minutën e 72-të, do të ishte sërish norvegjezi Odegaard, i cili aps një topi të marrë në mesfushë nga Merino, bëri vetë gjithçka mirë dhe shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për Arsenal. Në minutën e 85-të do të ishte radha e Odegaard për të asistuar për Calafiori-n, italiani shënon golin e shtatë të takimit.
Ndeshja mbyllet përfundimisht me shifrat 1-7. Me këtë fitore Arsenal siguron kualifikmin që në Holandë, ndeshja e kthimit në “Emirates” do jetë thjesht për statistikë.
Në ndeshjen tjetër në “Signal Iduna Park”, Dortmund dhe Lille u ndanë në barazim 1-1. Në minutën e 22-të ishte Karim Adeyemi, i cili zhbllokoi rezultatin me një gol shumë të bukur nga distanca, pas topit të kthyer nga goditja e këndit.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128