Rei Manaj nuk ndalet, gol fantastik për t’i dhuruar 3 pikë Sivassporit
27 Prill 2024, 17:31 / SPORT

Rei Manaj nuk e ka ndërmend të ndalet këtë sezon. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e 18-të sezonal me Sivasspor. Manaj ishte vendimtar për skuadrën e tij, teksa i dhuroi fitoren 1-0 në ndeshjen e kampionatit ndaj Konyaspor.
Në minutën e 86-të, 27-vjeçari me një goditje nga distanca, ia doli të mposhtë portierin kundërshtar. Ky gol vjen vetëm disa ditë pasi u nderua nga klubi me një çmim, pasi u shndërrua në lojtarin që ka shënuar më së shumti gola me fanellën e klubit turk brenda një sezoni.
Në ndeshjen e sotme, te Konyaspor luajti titulluar Sokol Cikalleshi, i cili nuk ia doli dot të lërë gjurmë. Shanset që Manaj të jetë pjesë e listës së Europianit janë rritur ndjeshëm, pas paraqitjeve të këtij sezoni.
-
Plas keq te Liverpool, Salah përplaset verbalisht me Klopp
27 Prill, 16:32 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


